Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar Kuvendin e pajtimit të gjaqeve te “Verrat e Llukës” së Deçanit, 33 vjet më parë, ngjarje kjo historike e shqiptarëve për dhënien e besës ndërmjet njëri-tjetrit për të vazhduar rrugën para drejt lirisë, duke i vendosur në këtë mënyrë pengesa politikave fashiste serbe e duke i lënë vend bashkimit, luftës çlirimtare për pavarësinë e vendit.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pjesë e traditës tonë si popull ka qenë gjithmonë besa, bujaria, mikpritja, andaj dhe shtrirja e dorës së pajtimit dhe falja e mbi 1800 gjaqeve e më pas unifikimi në luftën kundër okupatorit serb ishin shembulli konkret se jemi të pandalshëm e të pamposhtur po qemë të bashkuar. Kjo vlen edhe sot dhe do vlejë çdoherë!