Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik

Maj 4, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO), për kompaninë kosovare prodhuese “Ventius International” ” LLC nga Gjakova.

Me këtë rast, kjo kompani ka përmbushur në përpikëri standardet më të larta të parapara me legjislacionin doganor dhe nga lehtësirat e veçanta që lidhen me kontrollet doganore për mbrojtjen dhe sigurinë,  në kuadër të programit të OEA.

Kompania Ventius International LLC është një nga eksportuesit më të rëndësishëm në Kosovë dhe ka dëshmuar se ka ngritur kapacitetet bashkëkohore në fushën e sigurisë në zinxhirin furnizues.

Krahas shumë lehtësirave tjera që ka ofruar Dogana e Kosovës së fundi, ofrimi i një autorizimi të ri shton vlerat në fondin e lehtësirave, gjë që ndihmojnë në përmirësimin e efikasitetit të operacioneve tregtare dhe prodhuese, sidomos tek eksportuesit e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht nënkupton krijimin e një ambienti më të favorshëm për prodhuesit, gjë që do të ndikoj edhe në tërheqjen e investimeve të huaja, krahas lehtësirave tjera dhe përparësive që ofrojnë institucionet përkatëse dhe ekonomia e Kosovës në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM