Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Bangladesh, ku fillimisht u prit nga gjenerallejtënant Waker-uz-Zaman dhe Sekretari Ministrisë së Jashtme të Bangladeshit për çështje detare, Rear Admiral Md. Khurshed Alam.
Më pas, vizita e Ministrit Mehaj ka vazhduar në shtëpinë muze të atit të kombit të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.
“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona si partnerë të barabartë do të jetë prioritet i yni”, ka theksuar Ministri Mehaj.
Gjatë këtyre ditëve ministri Mehaj me delegacion do të realizojnë takime me autoritete të larta qeveritare të Bangladeshit, me fokus të veçantë atë nga fusha e mbrojtjes, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.




