Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj kërkon nga Momen mbështetjen në procesin e njohjeve të reja nga vendet partnere të Bangladeshit

Maj 10, 2023

Në vazhdim të vizitës në Bangladesh, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka realizuar takimin zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, A.K. Abdul Momen. Në këtë takim Mehaj me theks të veçantë ka kërkuar nga Momen mbështetjen në procesin e njohjeve te reja nga vendet partnere të Bangladeshit, të cilat ende nuk na kanë njohur vendin tonë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj së bashku me Ministrin Momen diskutuan për bashkëpunimin që do të jetë në fushën  mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, si dhe për procesin e marrëveshjes së shmangies së taksimit të dyfishtë dhe parandalimi i evazionit fiskal.

Në fund të takimit, ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar se duke ndarë vlera të përbashkëta të demokracisë, paqes dhe lirisë, bashkëpunimi ynë me shtetin e Bangladeshit do të jetë në nivelin e duhur, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM