Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Lansohet programi ndërministror “Arti në shkolla”

Maj 12, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se është bërë lansimi zyrtar i programit ndërministror “Arti në shkolla”, program institucional i cili synon edukimin kulturor të të rinjve në arsimin parauniversitar, si mjet për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror të vendit.

Ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështetur edhe nga Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila do të ndihmojë komunat në zbatimin e tërësishëm të këtij programi, parasheh që të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta të ndërveprojnë në nivel praktik me artin dhe trashëgimin kulturore, duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme shoqërore dhe zhvillimin e industrisë kreative në vendin tonë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast theksoi se, “Arti në shkolla” vjen si një program i veçantë i dedikuar për nxënësit dhe mësimdhënësit në nivelin parauniversitar, duke ngërthyer një partneritet të gjerë të institucioneve qendrore dhe lokale të arsimit dhe kulturës me shkollat, komunat dhe shoqërinë civile.

Nagavci bëri të ditur se, fusha e arteve është e përfshirë brenda Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim zhvillimin e imagjinatës krijuese të nxënësve.

“Programi “Artit në shkolla” që po lansohet sot, do të vendosë në qendër nxënësin, si audiencë, si krijues dhe si pjesëmarrës aktiv në aktivitete kulturore, duke dhënë një ndikim pozitiv afatgjatë në pasurimin e përvojës arsimore dhe zhvillimin e arsimimit kulturor”, theksoi ajo.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, bazuar ne UA për Organizimin e Kurrikulës me zgjedhje në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar është duke u përgatitur lista e lëndëve mësimore me zgjedhje, ku do të propozohen disa lëndë mësimore që konsiderohen të rëndësishme.

Për rëndësinë e programit “Arti në shkolla” sa i përket ndërveprimit të të rinjve me artin dhe ndërtimit të një shoqërie të hapur dhe të shëndoshë folën edhe zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ndryshe, pilotimi i programit “Arti në shkolla” do të bëhet në 4 shkolla të komunës së Gjilanit me 200 nxënës të këtyre shkollave. Fillimi i aktiviteteve do të bëhet nga 15 maji dhe do të përmbyllen në qershor për të vazhduar tutje fazën e dytë me numër edhe më të madh të komunave pjesëmarrëse me rreth 1000 nxënës.

Me këtë program parashihet që çdo nxënës të ketë të paktën një aktivitet ekstrakurrikularë gjatë javës, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM