Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit.
Kryeministri Albin Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran.
E ky nuk ishte urimi i parë për Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit.
I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja.
Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat, andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët.






