Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Sekuestrohen armë, municione dhe substancë narkotike

Maj 16, 2023

Policia e rajonit të Prishtinës, po bën një punë të shkëlqyer në drejtim të gjetjes së armëve dhe municioneve si dhe substancave narkotike, që kohëve të fundit kanë qenë ndër prioritetet për t’u luftuar nga ana e policisë.

Në këtë vazhdë, në dy lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj dy veturave dhe disa të dyshuarve, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë:

-Një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm,

-Një revole të tipit BERETTA, e kalibrit 7.65 mm,

-Një revole të tipit ZASTAVA, e kalibrit 9 mm,

-Njëzetekatër (24) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe

Një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Ndaj të dyshuarave në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM