Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti vlerëson punën e HANDIKOS, premton mbështetje institucionale

Dhj 23, 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, ku me drejtorin, Afrim Maliqi ka biseduar për kushtet e punës dhe mbështetjen që institucionet qendrore dhe ato lokale i ofrojnë kësaj shoqate por edhe në përgjithësi qytetarëve me aftësi të kufizuara.

‘’Do t’ju qëndrojmë mbrapa me të gjitha kapacitetet që kemi, do të mundohemi që kjo çështje dhe mbështetja që japim për HANDIKOS-in, të bëhet pjesë e organizimit të rregullt së institucioneve, por edhe integrimit më të mirë të shërbimeve vullnetare që mund të japin qytetarët e ndryshëm, për nevojat që ka ky grup i shoqërisë’’, theksoi Hoti.

Gjatë vizitës në HANDIKOS, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM