Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë për familjen 11 anëtarëshe të fshatit Muhoc të Ferizajt

Qer 3, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe zëvendësministrin e kësaj ministrie, Mevlud Sinani mori sot pjesë në vendosjen e gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane në fshatin Muhoc të Ferizajt, përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Në këtë ceremoni të gurthemelit kryeministri Kurti tha se ishin sot në këtë fshat me rastin e inaugurimit të shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe e cila së shpejti do të ketë strehim solid për familjen e saj. Ai shprehu falënderim ndaj kësaj familjeje që përkundër sfidave ajo vazhdon të jap kontributin e saj për vendin.

‘’E gëzofshi e ju priftë e mbara. Ju dëshiroj suksese në të ardhmen” tha ai.

Kryeministri ka vlerësuar po ashtu edhe punën e ministrit Nenad Rashiq i cili tha se po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë në vendin tonë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM