Patrullat Policore janë informuar nga Qendra Operative Komunikuese, se në hyrje të autostradës Prizren Veri janë grumbulluar numër i madh i personave dhe veturave dhe dyshohet se do te mbahen gara te shpejtësisë.
Patrullat policore, të Njësisë së rajonale të Komunikacionit Rrugorë se bashku me patrullën policore te Stacionit Policor Prizren Veri, kane intervenuar në këtë lokacion , aty ishin grumbulluar rreth 200 -250 persona dhe rreth 50-70 vetura .
Në këtë rast nga policia, për kundërvajtje të ndryshme, janë shqiptuar gjithsej 11 tiketa dhe me pas automjetet janë shpërndarë në mënyrë te qete.
Duke ju referuar Planit Operative “Ngasje e rrezikshme – Autostrade”, dhe shkresës nga Operativa Rajonale – Prizren, për angazhim shtesë të patrullave policore në hyrje të autostradës Prizren Veri edhe me datë 24.06.2023 rreth orës 21:30 dhe 23:00 Patrullat Policore kanë intervenuar aty.
Në këtë rast janë shqiptuar 20 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.