Pas takimit që më 26 qershor kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes kryeministrit Kurti dhe sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.