Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Festivali Ndërkombëtar i Operës Ramë Lahaj, ka filuari rrugëtimin e këtij viti me ekspozitën “Rrnofsh sa malet”, e cila fton publikun të eksplorojnë temën e drejtësisë mjedisore dhe fuqisë transformuese të artit.
Veprat e ekspozuara në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, që aty do të qëndrojnë deri më 31 korrik, na ofrojnë pamje të shumë maleve të Kosovës, të cilat përmes vizionit artistik nxjerrin në pah atë çfarë duhet kultivuar në të ardhmen, një kulturë që vlerëson bashkëjetesën e botës me të gjitha të mirat e saj.
Të pranishëm sonte ishin zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, zëvendësministrja e MPJD, Liza Gashi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tenori Ramë Lahaj, ambasadorë, kuratorë e artdashës.
MKRS është një nga mbështetësit kryesorë të programit të edicionit të 3-të të festivalit RLIOF, i cili pos kësaj ekspozite, do të sjellë edhe shumë aktivitete tjera kulturore deri në fund të këtij muaji, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.