Natyra ka frymëzuar artistë prej kohësh, ndërsa pikturat e ekspozitës “Rrofsh sa malet” do t’ju çojnë në një udhëtim vizual kah e bukura dhe e mrekullueshmja e peizazheve natyrore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se një ekspozitë e cila pasqyron natyrën të cilën vetëm duart e arta të artistëve të rinj dinë ta bëjnë si, Hysni Krasniqi, Zymer Mulliqi, Miradije Ramiqi, Anton Krasniqi, Bajram Mehmeti, Zana Ramadani, Agron Blakcori, Vigan Nimani dhe Merita Malloku, Ta ruajmë natyrën, tokën tonë aq sa malet, kjo është edhe porosia e ekspozitës e cila do të jetë e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve deri më 31.07.2023.
Ekspozita u kurua me mjeshtëri nga kuratorja e cila na nderoi me prezencën e saj, @ovulundesi , në bashkëpunim me @balkanartists e @bettysejdija për Fondacionin Rame Lahaj.
Ta ruajmë natyrën, tokën tonë aq sa malet, kjo është edhe porosia e ekspozitës e cila do të jetë e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve deri më 31.07.2023.
Të hyrat nga shitja e pikturave do të shkojnë the Artists dhe në Fondacionin Rame Lahaj dhe dedikohen për mbështetjen e artistëve të rinj të muzikës.