Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se skena gjigante në Sheshin “Skënderbeu” ishte vendtakimi i yjeve të njohur të operës. Gala mbrëmja ‘Ramë Lahaj & Friends’ ishte një udhëtim magjik muzikor.
Programi qendror i këtij edicioni të Rame Lahaj International Opera Festival bëri bashkë dirigjentin Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës, Ramë Lahaj – tenor, Yulia Suleimanova – soprano, Alessandro Safina – tenor dhe Massimo Cavalletti – bariton.
Mbështetja e organizimeve të tilla është kontribut i drejtpërdrejtë në promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare. Në të njëjtën kohë, po mbështesim e zhvillojmë talentët e rinj.
Faleminderit të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që morën pjesë, dhe në veçanti artistëve për emocionet që na dhuruan, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.