Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla: Diplomacia kulturore, çelës i përçimit të identitetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare

Kor 24, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot tenorin me famë botërore, Ramë Lahaj, dhe tenorin e njohur meksikan Francisco Araiza, i cili ndodhet në Kosovë në kuadër të festivalit RLIOF, gjatë të cilit mban mastërklasën e tij në Kosovë.

Ministrja Gërvalla falënderoi tenorin Ramë Lahaj për koncertin e djeshëm dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në skenën e artit dhe kulturës në Kosovë, jo vetëm përmes koncerteve të tij, por edhe përmes mbështetjes së artistëve dhe studentëve të muzikës dhe artit në Kosovë.

Tenorit Araiza, ministrja Gërvalla i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe e falënderoi për gatishmërinë për të ndarë me studentët e këndimit përvojën e tij të jashtëzakonshme në skenat më të rëndësishme botërore si dhe ekspertizën e tij të pazëvendësueshme profesionale.

Duke theksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe nevojën e pranisë më të madhe të Kosovës në skenën artistike ndërkombëtare, biseda u përqendrua më tej në rritjen e kapaciteteve materiale dhe njerëzore të diplomacisë kulturore si çelës për përçimin e identitetit të Kosovës në skenën botërore, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM