Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në sheshin “Adem Jashari” është prezantuar dokumentari për jetën e boksierit, Haxhi Robin Krasniqi i cili përcolli emocione të forta, nëpërmjet sfidave që ka kaluar e mbi të gjitha sukseset e tij.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se më vonë në sheshin “Zahir Pajaziti” në edicionin e dytë të Golden Eagle – Prishtina Tournament, pas një jave garimi, fitues u shpall FC Martlis, në kategorinë e të rriturve.
Prishtina ka vajza e djem të talentuar të cilët cdo ditë na bëjnë krenarë.