KRU ”Prishtina” bën të ditur se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.
Nesër 26 korrik 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kenë aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë.
Në këtë aksion do të asistoj ëedhe Policia e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.