Në rrugën ‘’Riza Matoshi’’ në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës L.O (M/K), i moshës 37 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.