Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Kampi “Belvedere’ përjetësohet me emrin e heroit Enver Zymeri

Kor 27, 2023

Në ditën memoriale të 26 korrikut për policët e rënë në krye të detyrës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bënë homazhe para pllakës memoraiale për policët që kanë rënë në detyre, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Ndërsa kryeministrit Kurti, ministrit Sveçla dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Hoxha, i’ua bashkuan zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe djali i heroit Enver Zymeri, Sokol Zymeri, në homazhe në vendin ku është vrarë heroi i Kombit, Enver Zymeri me 26 korrik 2011.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti u tha familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës se sakrifica e bijve të tyre, është shembulli më i mirë që kanë para vetes gjenerata të tëra të Policisë së Kosovës.

“Ju i keni dhënë vendit tonë më të dashurit tuaj, teksa ata jetojnë gjithmonë mes nesh. Ata jetojnë në kujtimet më të mira e në përvojat më të vlefshme të kolegëve të tyre në Policinë e Kosovës”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë gjithmonë përkrah jush e bashkë me ju, për të ndarë së bashku përvojat më të mira e sukseset e shumta për t’u ballafaquar me çdo sfidë që mund të dalë para nesh.

Kryeministri Kurti vuri në dukje se sot në përvjetorin e vrasjes së Enver Zymberit,  ne jemi në vendin ku ai mori rrugën e fundit dhe  kur u nis drejt shtrirjes së sovranitetit në vend, duke theksuar se për këtë  nuk do të ndalet asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se është nderë dhe krenari që sot së bashku, këtu, kujtojmë dhe nderojmë veprën heroike të 22 zyrtarëve tanë policorë të cilët ranë në kryerje të detyrës.

“Kemi zgjedhur, pikërisht këtë ditë sot, që me rastin e 12 vjetorit të rënies së Enver Zymerit, të bëjmë dhe zbulimin e pllakës së emërimit të Qendrës së Njësive Speciale me emrin e Heroit Enver Zymeri. Qendra që deri sot është quajtur ‘’Belvedere’’ nga sot do të mbajë emrin ‘’Enver Zymeri’’, si simbol i përpjekjeve të shtetit të Kosovës për të shtrirë sundimin e ligjit në çdo cep dhe për integritet e sovranitet në mbarë territorin e Kosovës”, theksoi ministri Sveçla në fjalimin e tij. 

Në këtë ceremoni po ashtu foli edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili theksoi se puna e policit përtej nderit e krenarisë për shërbim ndaj qytetarëve ka edhe rreziqet e veta, për të cilat sot kujtojmë policët që dhanë më të shenjtën jetën, në krye të detyre.

Ai u zotua se Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë garanate e sigurisë në Kosovë dhe për këtë kërkoi edhe më tej mbështetjen e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

 

Është nder dhe krenari që sot së bashku, këtu, kujtojmë dhe nderojmë veprën heroike të 22 zyrtarëve tanë policorë të cilët ranë në kryerje të detyrës. Sot kujtojmë, Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sebahate Tolaj. Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Arben Sejdiu, Slaviša Milovanović, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Jahi Maliqi, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj e Sami Thaqi.

 

Kemi zgjedhur, pikërisht këtë ditë sot, që me rastin e 12 vjetorit të rënies së Enver Zymerit, të bëjmë dhe zbulimin e pllakës së emërimit të Qendrës së Njësive Speciale me emrin e Heroit Enver Zymeri.  

 

Qendra që deri sot është quajtur ‘’Belvedere’’ nga sot do të mbajë emrin ‘’Enver Zymeri’’, si simbol i përpjekjeve të shtetit të Kosovës për të shtrirë sundimin e ligjit në çdo cep dhe për integritet e sovranitet në mbarë territorin e Kosovës. 

 

Kësaj qendre i shkon të mbajë emrin e Heroit “ Enver Zymeri”,  sepse gjatë kësaj kohe të shkurtër nga ky vend janë marrë vendime të rëndësishme e janë shënuar rezultate të theksuara në udhën dhe qëllimin për të cilët dhanë jetën të gjithë këta dëshmorë.  Nuk ka më të drejtë për institucionin e policisë se të vendosë përputhje mes aktit sublim dëshmorit dhe etikës së lartë të institucionit.

 

26 korriku është nga datat e rëndësishme e historisë së re të Republikës së Kosovës ku shënojmë rënien në detyrë, në një prej detyrave më të rëndësishme të një vendi, atë të policit.   

 

Ju drejtohem sot, i vetëdijshëm se dhembja e juaj as nuk mund të ndalet e as të pakësohet. Por, bijtë dhe bijat e juaja tash janë në kujtim të të gjithë neve. 

 

Janë udhërrëfyes për gjithë pjesëtaret e Policisë së Kosovës, por edhe për gjeneratat e reja që do ti bashkëngjiten. 

 

Janë shembulli më i mirë i jetësimit të betimit që ata kanë dhënë për ushtrimin e detyrës zyrtarë: Betimit në mbrojtje të së drejtës, në mbrojtje të qytetarit,  në mbrojtje të sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, duke treguar gjithnjë profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, gjinie, religjioni apo ngjyre”. 

 

Ka shumë profesione e punë që për nga natyra mund të kenë momente rrezikshmërie e sfide. Por ajo e Policit është për nga përditshmëria e tillë. 

 

Për nga profesioni është gjithnjë e pandashme nga sakrifica. 

 

Polici, çdo ditë të tij është në mbrojtjen e drejtpërdrejtë të jetës e pronës së qytetarit, ndaj edhe në rrezikun imediat të jetës së vet.  

 

Polici është sinonim i ruajtjes së shtetit, sovranitetit shoqëror dhe integritetit civil, sigurisë së jetës së qytetarit dhe komunitetit.

 

Sot, kur kujtojmë veprën e 22 zyrtarëve policorë që nuk i kemi më mes nesh, dua të falënderoj nga zemra të gjithë zyrtarët policorë të cilët me vullnet dhe përkushtim, profesionalizëm e ndershmëri kryejnë e po vazhdojnë çdo ditë të kryejnë detyrat e tyre policore. 

 

26 korriku para se të gjithash e mbi të gjitha është dita që shënon pikërisht këtë sakrificë në detyrë, etikën sublime të uniformës. Në këtë datë të rënies heroike në krye të detyrës të zyrtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri, ne llogarisim devotshmërinë që i kërkohet mbrojtësve të Republikës për të garantuar sovranitetin e kërcënuar nga krimi që prodhon gjithnjë shteti në veri të vendit tonë. 

 

Kjo është data kur edhe njëherë ju bëj thirrje organeve të drejtësisë, në emrin tim dhe të institucionit që drejtoj, që të veprojnë sa më parë në drejtim të zbardhjes së vrasjeve të zyrtarëve tanë policor, dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë e t’u japin ndëshkimin e duhur të gjithë atyre që guxojnë të cenojnë zyrtarin policor në kryerje të detyrës. 

 

Sot që po flasim, në veri të vendit është investuar në të gjithë infrastrukturën e nevojshme që shërben që Polici ynë me efektshmëri e me siguri të kryej detyrat e tij. 

 

Janë mbyllur shumë laboratore të drogës është bllokuar kontrabanda përmes rrugëve ilegale. Janë arrestuar shumë kriminel që shtypnin qytetarët e sulmonin policinë e gazetarët. Gjendja edhe në këtë pjesë të Republikës po ndryshon drastikisht. 

 

Sot, kolegët e Enver Zymberit dhe jo vetëm, qarkullojnë, ushtrojnë detyrën dhe ruajnë rendin e ligjin edhe në këtë pjesë falë punës dhe sakrificës së madhe të tyre gjatë këtyre viteve e muajve të fundit.

 

Në ditë si sot, ku dhembja e krenaria bëhen bashkë, në kujtim të atyre që dhanë jetën në mbrojtje të tjetrit e të vendit, duhet më shumë se kurrë të kujtojmë zotimin tonë të përbashkët se nuk do të ketë asnjë sfidë, as rrezik e as lakmi që të na detyrojë të heqim dorë apo të devijojmë nga synimet tona.

 

Këto ditë dhe muaj të kaluar kemi dëshmuar që vendosmëria, e drejta dhe konsistenca jonë japin rezultate të duhura, ndërkaq sakrifica e jetës së shumë zyrtarëve policorë është garanca e vazhdimësisë së ecjes së Policisë së Kosovës në rrugën e nisur tash e sa vite. 

 

Ne do të vazhdojmë rrugën nisur nga shumë breza më parë, por tash me uniformën shtetërore, për ta bërë Kosovën shtetin më demokratik, shembull të bashkëjetesës, e vend ku krimi e joligjshmëria nuk kanë vend. Jemi në rrugë të drejtë dhe të mbarë, prandaj edhe nuk do të ndalemi. 

 

Sot dhe përherë, do ta mbajmë   kujtimin për ta!

 

Lavdi dëshmorëve zyrtarë policorë të rënë në detyrë!

 

Lavdi gjithë dëshmorëve!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM