Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, prezantuan platformën online dedikuar mërgatës, përmbushje e një zotimi të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj tyre.
Në platformë, mes një diversiteti të gjerë të sektorëve, mund të informoheni për ngjarjet kulturore në vend, monumentet që mund t’i vizitoni dhe punën e institucioneve tona, aktivitetet sportive në natyrë si dhe kampet verore dhe dimërore për të rinjtë.
Programi shtetëror #ShijoKosovën filloi në vitin 2022 dhe synon të fuqizojë lidhjen e bashkatdhetarëve me atdheun, në bashkërendim me programin qeveritar për angazhimin e diasporës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.