Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Në dy raste të ndara arrestohet një person dhe konfiskohet sasi e narkotikëve

Gus 2, 2023

Policia e Kosovës në dy raste të ndara me qellim të parandalimit dhe luftimit të trafikimit me substanca narkotike ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkorike.

Rasti.1 -Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale :

  • Një qese substancë narkotike e dyshuar për marihunë në peshë prej 703.3 gr. (shtatëqind e tre pikë tre gramë)
  • 2 (dy )peshore elektrike për matjen e substancës narkotike
  • 3 pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr. (pesë pikë dy gramë)
  • 1 pako mbështjellës për substanca narkotike
  • 94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura)

Rasti 2. -Njësiti i antidrogës në Prizren përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, rreth orës 07:05 është arritur që të ndalohet personi i dyshuar me iniciale A.D.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si në vijim:

– Një (1) kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё tё përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro

– Një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram.

– Të holla të gatshme në vlerё dymijë (2000) euro dhe

– Një (1) telefon mobil

Per rastin e pare, njësitet policore janë duke kryer veprime operativo-hetimore intensive, me qellim te arrestimit te personit te dyshuar.

Ndërsa për rastin e dytë, i dyshuari me vendim të prokurorit ёshtё ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa dhe veprime ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti me trafikimin e substancave narkotike, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM