Build Skills with our trainings

Sign up now!

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare, “Shijo Kosovën”

Gus 3, 2023

Posta e Kosovës nga sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare me titull “Shijo Kosovën”, si produktin më të ri të Filatelisë së saj.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si pjesë e organizimeve dhe manifestimeve të shumta për nder të mërgimtarëve tanë në kuadër të platformës “Shijo Kosovën”.

Roli dhe kontributi i bashkatdhetarëve tanë në periudhat e ndryshme të historisë së vendit tonë ishte dhe vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm. Në ditët e sotme shumë prej tyre po na bëjnë krenar me arritje në shkencë, art, kulturë, sport, biznes, etj., duke u bërë ambasadorë të shkëlqyeshëm të Republikës së Kosovës.

Në shenjë falënderimi për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj paraqet pamjet e pullës postare pikërisht me logon e të gjitha manifestimeve të organizuara përmes platformës “Shijo Kosovën”.

Filatelia e Postës së Kosovës, përpos pullës postare me vlerë nominale €2.10, të vendosur në tabak të dizajnuar me 4 pulla postare, emeton edhe Zarfin e Ditës së Parë i cili me Vulën e Ditës së Parë paraqet një tërësi filatelike.

Pulla postare “Shijo Kosovën“ do të jetë në shitje për të gjithë koleksionistët, qytetarët dhe bizneset, deri në konsumim të plotë, përmes imazhit të saj artistik promovohet shteti ynë kudo nëpër botë.

Kujtoni këto ditë të bukura të verës 2023 në Kosovë. Duke blerë pulla postare, dërgoni përshëndetje nga Kosova me këtë pullë postare që përfaqëson vendin tonë të dashur, thuhet në postimin në Facebook të Postës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM