Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: UP hap konkursin për angazhim e 298 bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata, për vitin akademik 2023/24

Gus 4, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se një nga synimet për avancimin e cilësisë në Universitetin e Prishtinës ka qenë hapja e pozitave të reja për të staf akademik, zbatimi i një reforme strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP duke ofruar mundësi për punësimin dhe angazhimin e stafit akademik të mirëpërgatitur dhe me integritet profesional, procese rekrutimi transparente e meritore.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se pas konkursit të shpallur për 150 pozita për emërimin, riemërimin ose avancimin e stafit akademik, UP tashmë ka hapur edhe konkursin për angazhim e 298 bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime, për vitin akademik 2023/24.

 

Inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs i cili është i hapur deri më datë 16 gusht. Ftoj edhe ata që kanë pretendime për ndonjë lëshim ose padrejtësi qoftë edhe në konkursin paraprak që ato t’i adresojnë formalisht.

 

Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pres që konkursi të jetë transparent, i bazuar në meritokraci të plotë, pa asnjë ndërhyrje të çfarëdo forme. Jam e vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes, por në kuadër të kompetencave tona do të sigurohemi që gjithçka të trajtohet në bazë meritore.

 

Detajet e konkursit i gjeni në këtë link: http://bitly.ws/PZ2J

 

Universiteti do të shndërrohet në mjedis akademik të vërtetë ku cilësia intelektuale mbizotëron, ashtu si e meriton ky institucion me rëndësi jetike për vendin tonë. Dhe UP është në rrugë të mbarë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM