Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se Uta Ibrahimi arriti të jetë alpinistja e parë në Ballkan që brenda një sezone realizoi tri ngjitje në male.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se Uta erdhi në shtëpi me tri eksperienca mahnitëse të ngjitjeve në male, ajo arriti të jetë alpinistja e parë në Ballkan që brenda një sezone realizoi tri ngjitje. Në këtë sezonë ngjiti me sukses majat më të rrezikshme deri më tani, nga gjithsej 11 maja sa ka realizuar nga projekti i saj 14 majat më të larta në botë në vargmalin e Himalajeve.
Shumë të gëzuar për arritjen e saj. Suksese në ngjitjet e radhës.