Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Prishtina dhe Kosova kanë një histori të pasur të boksit

Gus 7, 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka falënderuar të gjithë bokserët për vetmohimin e tyre. Ai ka thënë se pritjet nga bokserët e sportistët janë të mëdha prandaj duhet punë e madhe e dedikim për të performuar e fituar jo vetëm tituj por edhe zemrat e shikuesve.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Prishtina dhe Kosova kanë një histori të pasur të boksit, mbrëmë bokserët shqiptar treguan shpirtin luftarak përballë kundërshtarëve ndërkombëtar.

 

Mbrëmë mbyllëm nje natë sportive të karakterit ndërkombëtar në Kryeqytet. Edhe pse eventi u përcoll me shi, stadiumi “Fadil Vokrri” ushtonte nga entuziazmi i qytetarëve për të ndjekur këtë event historik.

 

Në veçanti, Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi na mbajtën në ethe përgjatë tërë meçit.

 

I falënderoj të gjithë sportdashësit e pranishëm, mysafirët nga të gjitha trojet shqiptare dhe shumë miq ndërkombëtar që ndoqën me entuziazëm të rrallë këtë event.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM