Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti viziton Komitetin Olimpik të Kosovës, i uron për angazhimin dhe sukseset e deritanishme

Gus 10, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti i cili u prit nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, Sekretari i KOK-ut, Besim Aliti dhe anëtarët e bordit të KOK-ut, ka parë nga afër renovimet që janë bërë në zyrat e tyre në “Shtëpinë e Sportit” në fillim të këtij viti me mbështetje të MKRS-së, dhe pati rastin të bashkëbisedojë dhe me stafin e këtij institucioni.

“I urova për punën, angazhimin dhe sukseset e deritanishme” tha kryeministri pas përfundimit të vizitës.

Ai u shpreh mirënjohës për punën sistematike që po bëhet në Komitetin Olimpik të Kosovës, dhe me besim se tash e tutje do të shënojmë edhe më shumë suksese nga bashkëpunimi ndërinstitucional, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e Qeverisë në procesin e aplikimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi, falënderoi kryeministrin dhe zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, për vizitën e sotme, të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme edhe për faktin që ndodhi pikërisht para vendimet që pritet të merret më 8 shtator për vendin mikpritës të Lojërave Mesdhetare 2030. Ai gjithashtu e falënderoi kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe për përkrahjen që po i jep sportit, teksa u shpreh me shpresë që së shpejti do të festojmë së bashku kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM