Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas zjarreve që kanë goditur Havain ka thënë se Kosova qëndron në solidaritet të plotë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe miqtë amerikanë gjatë këtyre kohërave të vështira.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se zemërthyese të shohësh shkatërrimin e zjarreve të egra që kanë sjellë mbi popullin e Havait.
Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.






