Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Güler uron ministrin Maqedonci për emërimin në detyrën e re

Gus 18, 2023

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, uron ministrin Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.

Në një letër urimi, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë ka uruar ministrin Ejup Maqedoncin për fillimin e tij në detyrën e re si Ministër.

Në letrën e ministrit Güler thuhet se zgjedhja e ministrit Maqedonci në këtë post të rëndësishëm është shenjë e besimit në eksperiencën, njohuritë si dhe aftësitë profesionale e udhëheqëse të tij.

Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy Ministrive dhe Forcave të Armatosura do të thellohet më tutje me kontributin e ministrit Maqedonci si udhëheqës i këtij institucioni.

Në fund Ministri Güler u uron shëndet, suksese dhe mirëqenie të gjithë anëtarëve të shquar të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM