Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë konferencës së sotme “Afera e rezervave shtetërore” ka shpreh mirënjohje mediave për punën e tyre të guximshme dhe hulumtuese në zbardhjen e rasteve korruptive jo vetëm të sotëm por edhe rastet tjera.
Rukiqi tha se rasti i sotëm, është pjesë e mozaikut të gjërë dhe të gjatë, të sistemit korruptiv dhe kriminal, të instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha nivelet e qeverisjes
E kemi theksuar dhe ritheksuar vazhdimisht, që ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme në qeverisjen e vendit, por ka treguar zell dhe aftësi të jashtëzakonshme në kapjen e shtetit, dhe shtrirjen e aktivitetit kriminal dhe korruptiv në të gjitha nivelet.
T’i theksojmë edhe njëherë me radhë
Afera milionëshe me rezervat shtetërore. Të gjitha indikacionet janë që ky nuk është rast vetëm korruptiv. Të gjitha elementet që janë publikuar deri tani të qojnë deri te një rrjet i krimit të organizuar, me aprovimin dhe përfshirjen e niveleve më të larta politike. Ka vendim të Qeverisë të udhëhehqur nga z. Kurti, që furnizimi me rezerva shtetërore të përjashtohet nga procedurat e rregullta të prokurimit.
Ai tha se Kryeministri me vendim të Qeverisë, ju ka mundësuar rrjetit krimininal, vjedhje më të lehtë dhe më të shpejtë të rezervave shtetërore.
Koordinimet me terroristë dhe persona të listës së zezë. Po i referohem komunikimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes VV, me terroristin Radojcic. Përmbajtja e këtyre komunikimeve mbetet e errët për publikun dhe e njëjta duhet të hetohet deri në fund.
Ambasadori Martin Berishaj, pranon miliona euro nga Serbia, për tregti me energji elektrike, ndërsa Kosovës i kthehet terri, me muaj të tërë të mosgjenerimit të energjisë elektrike dhe importeve të shtrenjta, pikërisht nga kompanitë serbe nga të cilat Martini ka pranuar miliona euro dhe të cilat në çdo raport ndërkombëtar janë të njohura si mafi regjionale e energjisë.
Nagip Krasniqi, i emëruar nga Bordi i zgjedhur nga Qeveria e Kurtit, tashmë i arrestuar me dyshime të forta për korrupsion aktiv me tenderë njëburimor dhe konflikt të pastër të interest.
Tenderët burimor, janë modeli biznesor i kësaj Qeverie. Miliona euro kontrata, pa asnjë procedurë dhe me një konkurrencë të limituar në kompani të afërta me pushtetin.
Asambleistë të arrestuar për afera me toka (Berat Lahu) dhe me subvencione (Liridon Fandaj)
Ish-drejtor të arrestuar, komunal dhe të ndërmarrjeve publike, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, dhe jo vetëm të arrestuar, por me 50,000 cash të mbajtuara në shtëpi.
Besnik Mujeci, i afërt me Kryeministrin dhe njerëzit më të rëndësishëm të LVV, arrestohet për trafik droge.
Nepotizmi: mbi qindra raste në Qeveri, agjenci të pavarura dhe ndërmarrje publike dhe komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje. Të njëjtit njerëz të emëruar apo të zgjedhura pa kritere, me aminin e nivelit më të lartë politik.
Rukiqi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, inkurajon organet e rendit dhe zbatimit të ligjit të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të pavarur në këtë rast dhe në të gjitha rastet tjera me elemente korruptive dhe kriminale;
Të gjitha faktet e publikuara deri tani, na bëjnë të besojmë që në aferën e rezervave shtetërore, kemi përfshirje të niveleve më të larta politike të kësaj Qeverie, prandaj hetimi duhet të përfshijë këto nivele;
Kërkojmë arrestimin e ministres Hajdari; pas zhvillimeve të sotme, dorëheqja nuk mjafton.
I bëjmë thirrje pushtetit që të mos i pengojë hetimet.
Me fillimin e sesionit të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e kemi paralajmëruar, LDK do të kërkojë themelimin e Komisionit Hetirmor për këtë aferë, për të adresuar qartë të gjithë përgjegjësinë politike të niveleve më të larta të pushtetit në këtë aferë milionëshe, me paratë tona, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.




