Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se programi plot performanca etno kulturore në Kukaj, fshati mikpritës i festivalit Etnofest, solli edhe shfaqjen e Zana Durakut, nën interpretimin e Xhemail Gllavicës, përmes së cilës u kujtua krijuesi dhe kultivuesi i këngës popullore që pasuroi trashëgiminë dhe traditën tonë.
Shfaqja bëri bashkë kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hajrulla Çeku, ministra e zëvendësministra nga kabineti qeveritar dhe shumë artdashës, për të festuar këngën e poezinë popullore si vlera të krijimtarisë poetike të popullit, të ruajtura e trashëguara ndër breza, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






