Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Dhoma e Monitorimit të Zhurmave dhe pajisjeve për matjen e zhurmës, të instaluara në lokalet e gastronomisë sot u vu në funksion.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se të gjitha bizneset që nuk e respektojnë rregulloren në fuqi për nivelin e zhurmës, do të gjobiten nga 1,000 deri në 3,000 euro.
Sipas tij, me vënien në funksion të këtij sistemi që mundëson monitorimin online, fillimisht do të ketë vërejtje për bizneset e më pas edhe gjoba e nëse nuk përfillet asnjë masë mund edhe të ketë mbyllje të biznesit, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






