Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se pas vetëm katër muajsh nga zjarrvënia shkatërruese në shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, objekti ka hyrë në fazën e fundit të restaurimit.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se ne si Ministri jemi duke u angazhuar parreshtur në trajtim me prioritet e efikas ndaj trashëgimisë kulturore.






