Build Skills with our trainings

Sign up now!

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare përmbylli javën e parë të aktiviteteve

Gus 22, 2023

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare përmbylli me sukses javën e parë të aktiviteteve shkencore, arsimore dhe kulturore.

Kjo ngjarje e organizuar nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm nëpër sferat e dijes, gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare.

Fjalimi i prof. Muhamendin Kullashit shënon hapjen e pjesës shkencore të ligjëratave në seminar. Fjalët e tij shtruan skenën për një sërë leksionesh frymëzuese që u pasuan si ato të profesorit kroat Ranko Matasoviq, e studiueses franceze Oriane Girard, profesorit të historisë David Hosaflook dhe akademikut Hivzi Islami. Ndërsa bisedat e studiuesve nga Polonia, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara u përqëndruan në identitetin, diplomacinë dhe mitologjinë gjatë sesionit të referencës, duke nxitur një shkëmbim global të ideve dhe perspektivave.

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare është ngjarja më e rëndësishme shkencore dhe kulturore e albanologjisë që organizohet që nga viti 1974 nën ombrellën e Fakultetit Filologjik në kuadër të UP-së. Ky seminar shërben si një platformë kryesore për njohjen dhe rritjen ndërkombëtare të albanologjisë në skenën botërore, thuhet në postimin në Facebook të UP-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM