Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë filluar punimet në rregullimin e infrastrukturës për funkisonalizimin e Parkingut të madh në hyrje të Prishtinës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se së bashku me drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xh.Xhaferi dhe drejtorin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi kanë vizituar punimet të cilat tashmë vetëm se kanë filluar në realizimin e këtij projekti të madh, pra komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllim këtë projekt.
-Tregut të drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.
– Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave.
– Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave.