Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet takimi i Komisionit për planifikim strategjik

Gus 24, 2023

U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, në të cilin krahas kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ministrat dhe zëvendësministrat nga resorët përkatës të Qeverisë, Shefi i Stafit të Kryeministrit, dhe drejtues të zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë takim u diskutua për procesin e racionalizimit të agjencive, procesin e barrës administrative dhe lista prioritare për raundin e nëntë të aplikimit në Fondet për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Kurti në takim tha se procesi i racionalizimit të agjencive është një ndër prioritetet tona në reformën e administratës publike sipas Programit tonë Qeverisës, e për të cilin vlerësoi se Strategjia e Reformës së Administratës Publike parasheh përmirësimin e organizimit të administratës publike me vija të qarta të llogaridhënies brenda dhe ndërmjet institucioneve.

“Qëllimet e racionalizimit të agjencive janë zbatimi më i mirë i objektivave strategjike të Qeverisë nëpërmjet konsolidimit të ekzekutivit për rritje të efikasitetit, efiçiencës dhe arritjes së rezultateve”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar metodologjinë për racionalizimin e agjencive, si dhe ka krijuar grupin punues për përgatitjen e planit që do ndiqet për dy vitet e ardhshme.

Ndërsa, sa i përket procesit të barrës administrative, kryeministri tha se tashmë Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, si bartëse e procesit, ka marrë hapat e parë për qëndrueshmëri, koordinim dhe zbatim të Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative.

“Në funksion të zbatimit të Programit, ka filluar procesi i thjeshtimit dhe digjitalizimit të shërbimeve në disa ministri dhe në disa të tjera pritet të fillojë së shpejti”, shtoi kryeministri Kurti.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, prezantoi disa prej të arriturave të procesit të barrës administrative. Ndërkaq zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, foli për rëndësinë dhe qëllimin e racionalizimit të agjencive, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM