Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka takuar studentët, përfitues të bursës për studime jashtë shtetit.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se po zhvillojmë profesionistë të aftë që do të kontribuojnë jashtëzakonisht shumë si profile deficitare në Kosovë dhe se investimi në studentë është investim në të ardhmen e vendit tonë.
Iliri studion në Paris, Kristina dhe Dita në Zagreb, e 45 studentë të tjerë gjithandej Evropës. Të gjithë përfitues bursës për studime jashtë shtetit për mbështetje studimore në art, trashëgimi kulturore dhe sport.