Pas pranimit të informacionit përmes rrugëve operative, zyrtarët doganor të Sektorit Antikontrabandë kanë kryer kontrolle te një biznes në Kamenicë.
Me këtë rast, është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike.
Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.