Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm një rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit, kurse aktualisht një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit në spitalin e pediatrisë u shtua.
Vitia në postimin e tij në Facebook ka thënë se tani është bërë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse në fazën e përfundimtare është procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit, pra lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj, e po vazhdon të bie.
Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.
Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie.
Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.
Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.