Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë thirrje për aplikim, ku Centre Culturel du Kosovo à Paris dhe Cité internationale des arts po nisin një program të ri të rezidencës për shtetasit e Kosovës, profesionistë dhe studiues në fushat e muzeologjisë, muzeografisë dhe kuratorë të ekspozitave.
Programi ofron qëndrim tre mujor në Cité internationale des arts, nga 4 janari deri më 27 mars 2024 dhe mbështetet nga Ambasada e Kosovës në Paris dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Të gjitha informacionet e thirrjes: https://ow.ly/zZ5t50PCMbj