Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe kabineti qeveritar ka bërë nderime tek Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.
Presidentja Osmani në postimin e saj në facebook ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve qëndrojmë së bashku në solidaritet me familjet e të zhdukurve me dhunë dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të vazhdueshëm për ta adresuar vazhdimisht këtë çështje derisa të zbardhet fati i secilit të zhdukur.
Ata presin familjarët e tyre, ne presim qytetarët tanë! Nuk do të reshtim kurrë deri në zbardhjen e fatit të secilit!
Serbia akoma fle mbi varreza masive. Udhëheqësit e këtij shteti që akoma nuk është ballafaquar me të kaluarën, kanë obligim t’i hapin arkivat!