Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së në Ferizaj, me vlerë, 2 mil. e 250 mijë €

Gus 30, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu kanë nënshkruar plotësim ndryshimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Ferizajt.

Ministri Vitia tha se ndërtimi i QKMF-së është në funksion të një infrastrukture moderne me synimin që të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Ferizajt.

“Ngaqë në të kaluarën janë identifikuar probleme serioze në zbatimin e kontratës gjatë ndërtimit të spitalit të Ferizajt, bashkërisht si institucione jemi angazhuar që mos të përsëriten pengesat teknike në rastin e ndërtimit të QKMF-së.

 

Sot jam i lumtur që nënshkruam plotësim ndryshimin e marrëveshjes e cila qytetarëve të Ferizajt do t’ua bëjë të mundur në të ardhmen marrjen e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta. Jemi siguruar që ky projekt në vlerë të 2 milion e 250 mijë euro, të realizohet pa vonesa dhe janë saktësuar përgjegjësitë e palëvë”, tha Vitia.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin dhe përkrahjen veçanërisht pasi që regjioni i Ferizajt ofron shërbime për një numër të madh të popullatës, duke përfshirë edhe komunat tjera përreth.

Vlera totale e ndërtimit të QKMF-së në Komunën e Ferizajt është 2 milionë e 250 mijë euro. Ministria e Shëndetësisë do të ndajë për këtë projekt 2 milionë e 25 mijë euro (90%), ndërsa Komuna e Ferizajt do të participojë me 225 mijë euro apo 10% të vlerës totale, si dhe merr përsipër koston shtesë në rast të tejkalimit të buxhetit të planifikuar, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM