Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti, në kuadër të zbatimit të planit operacional “Goditja 2023’’ në pikë të kontrollit në rrugën “Dëshmorët e kombit’’ në Viti ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore .
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:
- Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
- Një (1) peshore digjitale
- Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
- Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe
- Tre (3) telefon celularë
Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.