Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK: Të ndalohet diskriminimi gjinorë në punësimet në Radio Televizionin e Kosovës

Sht 1, 2023

Rrjeti i Grave të Kosovës – RrGK  ka bërë të ditur se një hulumtim i bërë nga portali kallxo.com, zbardh diskriminim që u është bërë tri grave kandidate për pozita vendimmarrëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ilire Zajmi, Flora Durmishi dhe Mihrije Beiqi edhe pse u notuan me më së shumti pikë në konkurset ku ato aplikuan në RTK, ato asnjëherë nuk u emëruan në këto pozita.

Sipas hulumtimit të kallxo.com arsyeja kryesore përse këto gra nuk arritën të gëzojnë vendet e punës për të cilat u kualifikuan me meritë, ka të bëjë me faktin se ato janë gra, marrë parasyshë që në ato pozita u emëruan burra.

Të dhënat e fundit nga ASK tregojnë se në vitin 2020 pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore të Kosovës ishte vetëm 14,1%, ndërsa hulumtimi i RrGK “Diskriminimi me Baze Gjinore dhe Punesimi” ka identifikuar disa shkaqe për mos pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore, ku përfshihen: mbizotërimi i roleve gjinore shoqërore, sipas të cilave disa njerëz ende besojnë se roli i grave është të punojnë në shtëpi; mungesa e kujdesit të përballueshëm dhe të arritshëm për fëmijët; stereotipet gjinore lidhur me profesionet; nivel i ulët i posedimit të pronave në pronësi (17% e të gjitha pronave) që pengon qasjen në kapital; puna e padokumentuar në ekonominë joformale; dhe klima e përgjithshme e dobët ekonomike.

Duke qenë i vetmi medium publik, Radio Televizioni i Kosovës ka edhe përgjegjesi emancipuese dhe duhet të jetë shembull i respektimit të ligjit dhe promovimit të vlerave të barazisë gjinore në shoqërinë kosovare.

Andaj, me këtë reagim ne duam të mbështesim këto gra dhe të gjitha gratë që kanë synime për pozita vendimmarrëse të qëndrojnë të forta dhe të mos dorëzohen nga presionet që mund të iu behën dhe përmes rrugës ligjore t’i fitojnë të drejtat e tyre.

edhe pse Kosova ka pasur një zhvillim pozitiv sa i përket avancimit të kornizës ligjore përkitazi me luftimin e diskriminimit në baza gjjinore, fatkeqësisht në praktikë kjo formë e diskriminimit po vazhdon të jetë prezente në përditshmërinë e tonë.

Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bordit të RTK-së që të jenë të kujdesshëm dhe ta respektojnë legjislacionin vendor e të mos diskriminojnë gratë por të mbështesin dhe të promovojnë ato të cilat edhe pse veprojnë në një ambient të zënë nga burrat, marrin guximin dhe duke u bazuar në profesionalizmin e tyre konkurojnë dhe duan të promovohen në pozitat që i meritojnë, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM