Build Skills with our trainings

Sign up now!

FKEE: Përfituesit e subvencioneve për masat e Efiçiencës së Energjisë lirohen nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar

Sht 1, 2023

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të pranojnë “Letrën e Para-aprovimit” për dhënien e subvencioneve për projektin “Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë për Shtëpitë Individuale të Banimit”, se janë të liruar nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për investimet që do të subvencionohen nga kjo masë.

Ky vendim është marrë me qëllim që qytetarëve t’ju ofrohet ndihmë edhe më tutje në misionin për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë, duke ndikuar në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Bazuar në referencën e ATK-së nr. E-27/2023 të datës 24.08.2023, FKEE ofron sqarimet mëposhtme, për përfituesit e subvencioneve dhe bizneset:

Të gjithë përfituesit e subvencioneve për masat e Efiçiencës së Energjisë lirohen nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Lirimi nga TVSH bëhet për vlerën e plotë të projektit, pavarësisht vlerës së financuar nga Komisioni Evropian. Pra, të gjitha investimet lidhur me Projektin, në tërësi konsiderohen të liruara nga pagesa e TVSH-së. Lirimi i TVSH-së aplikohet vetëm për shumën e para aprovuar nga FKEE.

Lirimi prej TVSH-së duhet të bëhet direkt. Pra, me rastin kur kontraktohen punimet apo bëhet faturimi për blerje të mallrave, atëherë operatori kontraktues i regjistruar në TVSH nuk duhet ta llogarit TVSH-në, por duhet të faturojë pa TVSH (për përfituesin si individ) dhe në faturat e tyre të shkruajnë referencën ligjore: “Faturimi në bazë të nën-paragrafit 3.1, paragrafi 3 i nenit 33 të Ligjit nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e Shtuar”.

Të gjitha shërbimet të cilat janë për konsumatorin e fundit (personat fizik), tatimpaguesi obligohet të pajiset me arkë fiskale dhe të lëshoj kupon fiskal, edhe në rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo llogarisë bankare. Përjashtim nga ky rregull bëjnë kategoritë e përcaktuara me nën-paragrafin 2 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2018, shërbimet që ofrohen nga institucionet që nuk obligohen të lëshojnë kupon fiskal, si dhe transaksionet biznes-biznes ku tatimpaguesi obligohet të lëshoj faturë tatimore sipas legjislacionit tatimor dhe nuk obligohet të lëshojë kupon fiskal.

Printimi dhe dhënia e kuponëve fiskal konsumatorëve është e detyrueshme në momentin e regjistrimit të furnizimit në PEF. Për transaksionet biznes-biznes, tatimpaguesi obligohet të lëshoj faturë tatimore.

FKEE njofton se komisioni po vazhdon me vlerësimin e aplikimeve për përfitim nga masa dhe të gjithë aplikantët e suksesshëm janë duke pranuar “Letrën e Para-aprovimit” bashkë me dokumentin që shërben si dëshmi për lirim nga TVSH, thuhet në komunikatën për media e Fondi i Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM