Me ftesë të partnerëve britanikë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vizituan panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër. Në suaza të vizitës,
Ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jashari të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, SH.T. Ilir Kapiti, Atasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Londër, Atasheu Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë u takuan me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy.
Fokus i takimit ishte njoftimi me ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh.
Ministri dhe Komandanti i FSK-së, falënderuan ministrin Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në.
Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të palëkundur dhe të përkushtuar në partneritetin afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.




