Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së të komunitetit boshnjak të cilët sot festojnë Ditën Nacionale të tyre.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është krenar që Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri e të gjitha komuniteteve përbërëse të popullsisë së shtetit të Kosovës, e në mesin e tyre pjesë të Forcës janë edhe komuniteti boshnjak, që me vite kanë dhënë kontribut dhe janë angazhuar në zhvillimin e Republikës së Kosovës përkundër sfidave në të kaluarën dhe nga e kaluara.
Komunitetin boshnjak në Republikën e Kosovës dhe në të gjitha shtetet ku jetojnë, shënohet 30 vjetori i ngjarjes kur në Sarajevën e rrethuar prej forcave serbe është shpallur kombi boshnjak dhe gjuha boshnjake, andaj përzemërsisht ju uroj këtë ditë të veçantë për ju.
Me angazhimin tuaj ju dëshmoni se atdheu, interesat e përgjithshme shtetërore janë mbi çfarëdo dallimi etnik, kulturor e fetar.
Roli juaj duke shërbyer edhe në procesin e transformimit të FSK-së është historik, e qëndrimi i palëkundur për t’i shërbyer sigurisë së vendit ju bënë pjesë të pandashme të shoqërisë sonë. Kosova është shteti dhe atdheu ynë i përbashkët.
Maqedonci tha se si Ministër i Mbrojtjes, ka shpreh mirënjohje për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdon të japin për ushtrinë duke e ruajtur funksionalitetin e saj si Forcë multietnike e shtetit demokratik në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Komunitetet në FSK çdoherë kanë pasur shembullin më të mirë të trajtimit, jemi shumë të interesuar që këto vlera të bashkëveprimit ndëretnik t’i ruajmë e t’i përforcojmë edhe në të ardhmen.
Ai tha se Republika e Kosovës çdoherë në fokus të saj i ka pasur pjesëtarët jo shumicë dhe e ka dëshmuar fuqishëm që përkrah të gjitha komunitetet si në asnjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, duke i avancuar në të gjitha drejtimet dhe duke krijuar bazë e mekanizma ligjor që mbrojnë të drejtat, interesat dhe integrimin e tyre të plotë në shoqërinë kosovare.
Bashkë duhet të jemi për të ardhmen e këtij vendi, andaj pozicioni i komuniteteve është shumë i rëndësishëm për ne dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Maqedonci tha se Ministria e Mbrojtjes për qëllim ka rritjen e numrit të pjesëtarëve të FSK-së nga rradhët e komuniteteve, në fokus të veçantë mbetet integrimi dhe avancimi i mëtutjeshëm i tyre.
Bashkëveprimi në organizatë, bashkëjetesa në shoqëri, krijon ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Vetëm bashkë mund të garantojmë paqe dhe t’i bëjmë ballë kërcënimeve të çfarëdo lloji.
Ministri Maqedonci ka thënv se Institucionet e Republikës së Kosovës janë të konsoliduara dhe këtë e dëshmoi edhe operacioni i suksesshëm i Policisë në parandalimin e sulmit terrorist të para pak ditëve ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku.
Falë vigjilencës së organeve tona shtetërore të sigurisë arritëm të parandalojmë këtë sulm dhe të konfiskojmë sasi të mëdha të armatimit.
Rreshter Afrim Bunjakun e humbëm fizikisht por do ta kujtojmë përgjithmonë si hero.
Keqdashësit dështuan, shteti triumfoi!
Në fund ministri Maqedonci tha se me fokus të veçantë do të angazhohemi së bashku për të garantuar mbrojtjen territoriale, paqen dhe stabilitetin e vendit, thuhet në postimin e ministrit të Mbrojtjes, Maqedonci.
Poštovani vojnici, podoficiri i oficiri iz bošnjačke zajednice, kao predstavnik institucije kojom upravljam, pružam moju institucionalnu podršku za blisku saradnju sa vama i da pokažem spremnost da vas podržim u svim aspektima.
Veoma sam zahvalan na vašem doprinosu koji ste dali i koji još uvek dajete za vojsku i našu zajedničku državu Republiku Kosovo.
Još jednom Vam od srca čestitam obeležavanje “Dan Bošnjaka”.
Želim da i narednih godina obeležimo vaše praznike zajedno sa uspehom i još većim napretkom.