Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se premiera e shfaqjes “Masë për masë” e William Shakespeare, Vinçencoja, Anxhelo, Klaudi, Zhulieta dhe protagonistët tjerë u jetësuan nga trupa teatrale e Gjakovës dhe Prizrenit.
Shfaqja bashkëprodhim i teatrove të dy qyteteve, “Hadi Shehu” dhe “Bekim Fehmiu” shpalosi një sinergji të jashtëzakonshme artistike, duke vënë sërish në pah potencialin e lartë të aktorëve.
Në mesin e shumë artdashësve, shfaqja u ndoq nga ministri Hajrulla Çeku, ministrja Albulena Haxhiu, deputetët Mimoza Kusari Lila, Adriana Matoshi, Agon Batusha dhe drejtoresha e QKK-së, Blerta Zeqiri, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






