Build Skills with our trainings

Sign up now!

BQK: Guvernatori Ismaili vazhdon të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së, BB-së dhe IFC-së

Tet 12, 2023

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili gjatë qëndrimit të tij në Marakesh po vazhdon të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore (BB) dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC).

Në ditën e tretë të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili ka bashkëbiseduar me zëvendësdrejtorin e Departamentit të Tregjeve Monetare dhe të Kapitalit në FMN, Miguel Savastano, me Zëvendëspresidentin e i IFC-së për Evropë, Alfonso Garcia Mora, Drejtoreshën Rajonale të IFC-së, Rana Karadsheh dhe Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës në FMN, Daniel Palotai.

Gjatë takimeve të ndara, janë prezantuar aspektet kryesore të bashkëpunimit dhe prioritetet zhvillimore ndërmjet BQK-së dhe këtyre institucioneve financiare ndërkombëtare.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili është zotuar për një dialog konstruktiv dhe se është premtuar përkrahja dhe avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve institucionale.

Guvernatori Ismaili gjatë ditëve në vijim do të ketë takime edhe me guvernatorë të bankave qendrore dhe institucionet tjera financiare pjesëmarrëse, krahas nënshkrimit të marrëveshjes për anëtarësim në Programin “Reserve Advisory & Management Partnership” (RAMP), të Thesarit të Bankës Botërore, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM