Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Kosova nënshkruan marrëveshje 9 milionë euro për ujërat

Tet 12, 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike i Qeverisë Zvicerane kanë nënshkruar sot marrëveshje për projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujërave në Kosovë”, në vlerë totale prej 9 milionë euro.

Ky projekt adreson forcimin e kapaciteteve të Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) në ofrimin e shërbimeve të ujit dhe ujërave të zeza, e në mënyrë specifike reduktimin e ujit të pa faturuar, efikasitetin e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme.

Tutje, projekti i ujërave adreson rritjen e performancës operacionale të KRU-ve, e cila pastaj kontribuon në ofrimin e shërbimeve më të mira e me cilësi të lartë për qytetarët, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare për KRU-të.

Me këtë rast Ministri Murati falenderoi Ambasadorin e ngarkuar në detyrë Christoph Fuchs për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Qeverinë Zvicrane në projekte zhvillimore, e në veçanti në sektorin e ujërave.

Në anën e tij, z. Fuchs u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës në sektorin e ujërave, ku edhe theksoi se projekti në fjalë ka ardhur si rezultat i projekteve të mëparshme e mësimeve të nxjerra në sektorin e ujit.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në investime strategjike në fusha me interes të veçantë për vendin, në linjë me Strategjinë Shtetërore të Ujërave, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM