Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: UP po bëhet me Statut të ri, avancon direkt përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë

Tet 13, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se pas më shumë se 11 viteve, Universiteti i Prishtinës po bëhet me Statut të ri i cili avancon direkt përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ky statut u votua sot në Qeveri dhe presim që shumë shpejt të aprovohet edhe në Kuvend.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se MKRS ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme që së pari UP, e pastaj universitetet tjera të kenë statut me të cilin vendosen përfundimisht standarde drejt rritjes së cilësisë së studimeve, përmirësimit të produktivitetit shkencor, rritjes së cilësisë së publikimeve shkencore në mënyrë që të përmirësohet gjendja në arsim.

 

Disa nga risitë që i sjell statuti i ri:

 

Ruan, kultivon dhe promovon trashëgiminë akademike e shkencore;

 

Qartëson kompetencat dhe përgjegjësitë e të gjitha organeve të UP-së;

 

Përcakton kritere që promovojnë integritet moral e kredibilitet profesional për të zgjedhurit dhe të emëruarit;

 

Rritet pavarësia financiare për njësitë akademike dhe institutet;

 

Garantohet barazia gjinore në të gjitha organet e universitetit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM